Arrestohet në Malishevë kryesuesi i komisionit për numërim votash, dyshohet për falsifikim të rezultatit

Një komisioner duke numëruar votat në Qendrën e Numërimit në Prishtinë / RFE.

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për falsifikim të rezultatit të votimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 22 shkurt është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë procesit zgjedhor kishte ushtruar detyrën e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Rasti lidhet me ngjarjen e raportuar më 23 janar 2026, rreth orës 08:30.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika