Një person po hetohet në Klinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 22 shkurt, rreth orës 23:55, në rrugën “Sadik Rama”.
Gjatë kontrollit të një veture, autoritetet kanë gjetur një sasi mishi të freskët pa dokumentacion të nevojshëm dhe që po transportohej në kushte të papërshtatshme, në kundërshtim me ligjin.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa vazhdon në procedurë të rregullt.