Ekstradohet nga Gjermania një person për mashtrim, nga Kosova një shtetas turk për vrasje

Më 23 shkurt, nga Gjermania në Kosovë është sjellë G.B., shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim”.

Shtetasi G.B. ishte shmangur më parë nga drejtësia. Ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë, më 24 shkurt 2026, nga Kosova është ekstraduar drejt Maqedonia e Veriut T.M., shtetas turk, i kërkuar për veprën penale “Vrasje”. Ekstradimi u realizua përmes Pikëkalimit Kufitar “Hani i Elezit” nën masa të rrepta sigurie.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor njofton se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për parandalimin dhe hetimin e krimeve, si dhe kapjen e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Të fundit nga rubrika