Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Spiropali fillimisht do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit për media, takimi është paraparë të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.
Pas përfundimit të takimit, dy zyrtarët do t’u drejtohen mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Po ashtu duke filluar nga ora 12:00, Spiropali do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ndërsa nga 12:30, ajo parashihet të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Qeverinë e Kosovës.