Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 11:00 do të mbajë një konferencë për media.
Kjo konferencë vjen në një moment kur OVL-UÇK ka vendosur të mos jetë pjesë e Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë, të zhvilluar të martën, është hedhur si ide që organizatat e dala nga lufta të ftohen sërish për të marrë pjesë në organizim.
Propozimi është bërë nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka kërkuar rishikimin e qasjes ndaj këtyre organizatave.
Sa i përket përbërjes së Këshillit, Organizata e Veteranëve ka reaguar duke theksuar se në fazën fillestare nuk ka qenë e përfshirë në këtë trup organizativ.