KQZ miraton rekomandimet për përmirësimin e zgjedhjeve pas dy proceseve të vitit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar konkluzionet dhe rekomandimet për mësimet e nxjerra nga dy proceset zgjedhore të vitit 2025: zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Mbledhja e 21-të e KQZ-së u mbajt të mërkurën dhe u kryesua nga Kreshnik Radoniqi. Gjatë saj u shty për në mbledhjen e radhës diskutimi për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për subjekte politike për vitin 2026.

Rekomandimet e miratuara synojnë përmirësimin e integritetit, transparencës dhe efikasitetit të administrimit zgjedhor dhe përfshijnë masa organizative, teknologjike dhe ligjore.

Fokus i veçantë i KQZ-së është ndërhyrja në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Raporti i plotë me rekomandimet do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës gjatë muajit prill.

Disa nga rekomandimet e KQZ-së:

–        Rishikimi i sistemit zgjedhor me qëllim reduktimin dhe harmonizimin e numrit të votave preferenciale ndërmjet zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës dhe për Kuvendet Komunale;

–        Rishikimi i afateve për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme;

–        Të hapet rruga për ndryshim për zgjatjen e afatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nga 45 në 60 ditë;

–        Qartësimi i dispozitave ligjore për votimin me asistencë;

–        Ndryshimi i afateve të tërheqjes së dërgesave të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, etj.

Në mesin e rekomandimeve dhe konkluzioneve të miratuara, përfshihet edhe çështja e numërimit digjital të fletëvotimeve dhe identifikimi elektronik i votuesve, të cilat do të mund të konsiderohen përmes ndryshimeve të akteve nënligjore të KQZ-së.

–        Pas sfidave të evidentuara gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025, veçanërisht atyre që ndërlidheshin me rinumërimin dhe zgjatjen e procesit të numërimit, ka vlerësuar të domosdoshëm zbatimin e projektit për numërimin digjital të fletëvotimeve përmes skanimit. Ky projekt do të pilotohet fillimisht në një nivel të kufizuar, me qëllim testimin e funksionalitetit dhe efikasitetit të tij. Për zbatimin e numrimit digjital, parashikohet që brenda 6 muajve të ndërmerren veprime; dhe

–  Po ashtu, do të shqyrtohet mundësia e zbatimit fillimisht si pilot i identifikimit elektronik, për të analizuar ndikimin, sfidat dhe mundësinë e aplikimit të tij në nivel vendi, me qëllim të forcimit të integritetit të zgjedhjeve. KQZ ka vlerësuar se përdorimi i identifikimit elektronik të votuesve kontribuon në forcimin e sigurisë, integritetit të zgjedhjeve, transparencë dhe statistika në kohë reale mbi daljen në votime.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika