Haradinaj takon ministren Spiropali, diskutojnë për integrimin dhe sigurinë në rajon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Gjatë takimit u vlerësua angazhimi i Qeverisë shqiptare për çështjet me rëndësi për Kosovën dhe u diskutuan zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe proceset e ardhshme integruese dhe të sigurisë, me qëllim avancimin e synimit strategjik për anëtarësim në NATO.

Haradinaj theksoi se forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet i përhershëm, duke nënvizuar se integrimi ndër shqiptar është domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për të ardhmen e sigurt.

Ai gjithashtu shprehu falënderimin për kujdesin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që përballen me drejtësinë në Hagë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika