Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet këtë të enjte, duke filluar nga ora 10:00.
Në rendin e ditës është miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme, shqyrtimi i fushëveprimit të komisionit dhe shqyrtimi i dy projektligjeve për ratifikimin e amendamenteve të marrëveshjeve financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programet IPA 2017 dhe IPA 2018.
Në fund, komisioni do të diskutojë pika të ndryshme.
RENDI I DITËS
- Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 13.02.2026 dhe 18.02.2026;
3. Miratimi i fushëveprimit të Komisionit;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për ratifikimin e ”Amendamentit nr.2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”;
5. Shqyrtimi i Pojektligjit nr.10/L-009 për ratifikimin e Amendamentit ”nr.3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”;
6. Të ndryshme.