Juventusi ndalet nga Galatasaray në Champions

Juventus u ndal nga Galatasaray në fazën “play-off” të UEFA Champions League, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi me rezultat të përgjithshëm 6:5 në favor të turqve.

“Italianët” luajtën pjesën më të madhe të takimit me një lojtar më pak, duke treguar luftë të forte, por nuk arritën të shënonin golin vendimtar për të përmbysur rezultatin.

Galatasaray, megjithëse u përball me presionin e Juventusit, e ruajti avantazhin dhe siguroi kalimin në fazën tjetër të kompeticionit evropian, duke surprizuar “Bianconerët” në një përballje që do të mbahet mend për tensionin e saj.

Sulmuesi i Galatës, Victor Osimhen është shpallur më i miri i ndeshjes. Ai shënoi golin që hapi rrugën për kualifikimin e Galatasarayt.

Edon Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë, bëri pasimin dhe krosimin që sollën golin e dytë dhe të tretë të Juves dhe dërguan ndeshjen në vazhdime.

Ai pati edhe një mundësi të madhe për të shënuar golin vendimtar, por nuk arriti ta finalizonte në rrjetë.

Juventusi ishte me një lojtar më pak prej fillimit të pjesës së dytë dhe në vazhdime pranoi dy gola dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 7:5.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika