Orban akuzon Ukrainën për bllokimin e naftës, vendos ushtrinë në objektet energjetike

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se ka vendosur trupa ushtarake në objektet kyçe energjetike të vendit, pasi akuzoi Ukrainën për ndërprerjen e furnizimit me naftë.

Orban pretendon se Kievi ka vendosur një “bllokadë nafte” ndaj Hungarisë duke vonuar qëllimisht rihapjen e tubacionit Druzhba pipeline, rruga kryesore për furnizimin me naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Dërgesat e naftës ruse përmes këtij tubacioni janë ndërprerë që nga 27 janari teksa autoritetet në Kiev kanë deklaruar se tubacioni u mbyll pas sulmeve ruse.

Megjithatë, Orban tha se pezullimi i rrjedhës së naftës është një veprim thjesht politik dhe paralajmëroi se Ukraina “po përgatit veprime të tjera”.

Deri më tani, pala ukrainase nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre akuzave.

Ukraina ka goditur vazhdimisht infrastrukturën energjetike ruse, përfshirë edhe segmente të tubacionit Druzhba në territorin rus.

Sipas raportimeve, një sulm me dron goditi një stacion pompimi nafte më herët gjatë javës, duke detyruar operatorin rus të reduktojë furnizimin me rreth 250 mijë fuçi në ditë.

Ndërkohë, vetë Ukraina po përballet me mungesa të theksuara energjie për shkak të sulmeve të intensifikuara ruse ndaj rrjeteve të saj të energjisë elektrike dhe gazit.

Kievi ka rritur importet e energjisë nga Europa, një pjesë e të cilave vijnë nga Hungaria dhe Sllovakia. Të dyja këto vende kanë kërcënuar se do të ndërpresin furnizimet emergjente me energji elektrike për Ukrainën nëse tubacioni nuk rihapet.

Më herët gjatë javës, Hungaria vuri veton ndaj një kredie prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Europian për Ukrainën, duke e lidhur vendimin me mosmarrëveshjen për tubacionin Druzhba.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Bashkimit Europian deklaroi se Hungaria dhe Sllovakia nuk rrezikojnë aktualisht mungesa nafte, pasi furnizimet po sigurohen nga burime alternative. Kroacia ka konfirmuar se nafta jo-ruse po transportohet drejt këtyre vendeve përmes tubacionit Adria, i cili ka kapacitet të mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e tyre.

Pas një mbledhjeje të Këshillit të Mbrojtjes së Hungarisë, Orban publikoi një video në rrjetet sociale ku njoftoi masat për mbrojtjen e infrastrukturës energjetike.

Ai bëri të ditur se ushtarë janë vendosur në stacionet energjetike, policia do të patrullojë centralet elektrike, ndërsa përdorimi i dronëve është ndaluar në zonën verilindore pranë kufirit me Ukrainën.

“Qeveria ukrainase po ushtron presion ndaj Hungarisë dhe Sllovakisë përmes një bllokade nafte”, deklaroi ai, duke shtuar se “po përgatiten veprime të tjera për të destabilizuar sistemin energjetik të Hungarisë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ka reaguar ndaj akuzave, ndërsa nuk ka asnjë tregues zyrtar se Ukraina po planifikon sulme ndaj infrastrukturës energjetike hungareze.

Kritikët e Orban thonë se retorika e ashpër ndaj Ukrainës vjen në prag të zgjedhjeve të prillit, në një kohë kur partia e tij në pushtet, Fidesz, po renditet pas në shumicën e sondazheve, duke rrezikuar humbjen e pushtetit pas 16 vitesh.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika