Pas 27 vjetësh, identifikohen mbetjet mortore të të zhdukurit Masar Dushit

Pas shumë vitesh pritjeje, familjarët e Masar Dushit, i cili u zhduk gjatë masakrës së Kralanit në vitin 1999, kanë njoftuar se e kanë identifikuar trupin e tij.

Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vite konsiderohej i zhdukur, raporton Dukagjini.

Varrimi i Dushit do të bëhet nesër në Klinë, nga ora 14:00, ndërsa më parë do të organizohen homazhe në nder të tij.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se pas shumë vitesh pritjeje, dhimbjeje dhe shprese, është gjetur dhe identifikuar trupi i dajës Masar (Imer) Dushi, i zhdukur gjatë luftës në Kralan. Plaga e mungesës së tij ishte e hapur për vite me radhë, por kujtimi dhe krenaria për të nuk u shuan kurrë. Varrimi do të bëhet me 27.02.2026 në ora 14:00 në varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë të Klinës. Homazhet mbahen në ora 11:00 në ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë në prani të familjarëve dhe miqve, për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për ta përjetësuar emrin e tij në historinë dhe zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika