Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore e tre viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së.
Po ashtu bëhet e ditur se sipas kërkesës së familjarëve, ata do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, njofton Dukagjini.
Komisioni njofton se mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.
Agjenda e ceremonisë:
11:30 – 12:30 Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë ;
13:00 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” ;
14:00 – Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u shpreh ngushëllime familjeve dhe riafirmon përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.