Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion simbolik para zyrave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të enjten në Prishtinë.
Kësisoj, ata ia dërguan kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza “kartelën” e Lëvizjes Vetëvendosje, e ku në pozitën e tij shkruan “anëtar i ndertit”.
Kryetari i saj, Dardan Molliqaj thotë se PDK është shndërruar në degë të Vetëvendosjes.
“Në mënyrë simbolike ia kemi pru kartelën e anëtarësisë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Ajo çka ka ndodhur pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, një opozitë që do të duhej të ishte formale të paktën, është shndërruar në degë të Vetëvendosjes. Kjo tregon se Kosova është e rrezikuar në rrafshin e demokracisë dhe jo vetëm. Ju e dini që për një vit këto parti nuk janë takuar as me zotëri Albin Kurtin e as ndërmjet vetes për ta bërë Qeverinë. Pas një viti, nën pretekstin që Kosovës nuk i duhen më zgjedhje , tash po thonë bënë me ja votu presidentin që e propozon VV. Po ku ishit deri më tash? Pse na quat dy herë në zgjedhje? Pse nuk u bën PDK-LDK dhe AAK e as me Albinin asnjëri”, tha ai.
