Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.
Ambasadori Angili i uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e falënderoi për vizitën dhe për urimet, duke theksuar mirënjohjen për ndihmat e vazhdueshme të shtetit turk, veçanërisht në fillim të këtij muaji të bekuar.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve turke, dhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të tij në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë.