Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë njëri nga kandidatët konsensual për president të vendit.
Ai ka publikuar në Facebook një letër të gjatë drejtuar liderëve të katër partive kryesore politike në vend.
“Shpreh gatishmërinë time për të vënë veten në dispozicion të institucioneve dhe të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si njëri prej kandidatëve konsensual për President të Republikës së Kosovës, me përkushtim të plotë ndaj unitetit kombëtar, forcimit të rendit kushtetues, stabilitetit institucional dhe përmbylljes të procesit të shtetndërtimit, në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në letrën publike të Bajramit.
Ai ka bërë thirrje për “unitet politik” për zgjedhjen e Presidentit.
Duke përmendur momentin e rëndësishëm për stabilitet institucional, dhe përvojën e tij, ai thotë se i plotëson “kushtet profesionale, politike dhe morale” për këtë pozitë.
LEXO EDHE
Tahiri: PDK-ja e gatshme të sjellë emër për president, por edhe të shkojë në zgjedhje