Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të ministrisë, në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Ambasadori Hargreaves e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Palët riafirmuan qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimin e agresionit rus, si dhe theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.
