Hillary Clinton do të paraqitet të enjten para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që po heton krimet e abuzuesit seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, kanë pranuar të japin dëshmi pas disa javësh kundërshtimesh dhe pas kërcënimit për procedura për përbuzje ndaj Kongresit.
Hillary ka deklaruar se nuk e kujton të ketë takuar apo biseduar me Epstein, ndërsa Bill Clinton ka mohuar çdo përfshirje në krimet e tij dhe tha se ndërpreu çdo lidhje me të mbi 20 vjet më parë, raporton BBC.
Dëshmia e Hillary do të mbahet në Chappaqua, New York, e mbyllur për publikun, ndërsa Bill Clinton do të dëshmojë të premten, duke shënuar herën e parë që një ish-president i SHBA-së paraqitet para një komiteti të Kongresit që nga viti 1983.
Komiteti synon të tregojë se “askush nuk është mbi ligjin”, pavarësisht lidhjeve të personazheve të lartë me Epstein, duke përfshirë edhe ish-presidentin Donald Trump.