“Luftë e hapur” mes Pakistanit dhe Afghanistan pas sulmeve ajrore në Kabul e Kandahar

Përplasjet mes Pakistan dhe Afghanistan janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Islamabadi ndërmori sulme ajrore ndaj objektivave të qeverisë talebane në disa nga qytetet kryesore afgane, duke e cilësuar situatën si “luftë të hapur”.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, deklaroi se “kupa e durimit është derdhur” dhe se tashmë konflikti mes dy vendeve fqinje ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme.

Sipas burimeve pakistaneze të sigurisë, sulmet përfshinë raketa ajër-tokë ndaj zyrave dhe pikave ushtarake të talebanëve në Kabul, Kandahar dhe Paktia, ndërsa përgjatë kufirit pati edhe përleshje tokësore.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi sulmet ajrore pakistaneze në disa zona, por njoftoi se forcat afgane kanë ndërmarrë kundërsulme ndaj instalimeve ushtarake pakistaneze. Të dyja palët raportuan humbje të mëdha, me shifra të kundërta që nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë pakistaneze, 133 luftëtarë talebanë janë vrarë dhe mbi 200 janë plagosur, ndërsa 27 poste janë shkatërruar dhe nëntë të tjera janë marrë nën kontroll.

Talebanët pretendojnë se kanë vrarë 55 ushtarë pakistanezë dhe kanë marrë nën kontroll 19 poste kufitare, duke pranuar tetë të vrarë në radhët e tyre dhe disa civilë të plagosur në provincën Nangarhar.

Përshkallëzimi i fundit vjen në një klimë tensionesh të vazhdueshme mes Kabulit dhe Islamabadit. Pakistan akuzon prej kohësh talibanët se strehojnë militantë që kryejnë sulme përtej kufirit, veçanërisht anëtarë të Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP). Talebanët i kanë mohuar këto akuza, duke theksuar se siguria në Pakistan është çështje e brendshme e atij shteti.

Kandahari, që konsiderohet bastioni kryesor i talebanëve dhe vendndodhja e liderit suprem shpirtëror Haibatullah Akhundzada, ishte ndër qytetet e goditura. Dëshmitarë në Kabul raportuan shpërthime të fuqishme dhe sirena ambulancash gjatë natës.

Ndërkohë, reagime ndërkombëtare kanë nisur të shfaqen. Russia, i vetmi shtet që e ka njohur zyrtarisht qeverinë talebane, bëri thirrje për ndaljen e armiqësive dhe u shpreh i gatshëm të ndërmjetësojë nëse kërkohet nga të dyja palët. Më herët, përplasjet mes dy vendeve u ndalën përmes ndërmjetësimit të Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite .

Situata mbetet e tensionuar përgjatë kufirit 2,600 kilometra mes dy vendeve, me frikën se konflikti mund të shndërrohet në një përballje të zgjatur ushtarake.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika