Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nivelin e besimit të qytetarëve në ushtri.
Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sipas raportit “SecuriMeter 2025 – Public Opinion Survey on Security & Threats in the Western Balkans”, 74.6% e qytetarëve të Kosovës shprehin besim në ushtri, duke e vendosur vendin në krye të renditjes rajonale.
Pas Kosovës, në renditjen rajonale vijnë Maqedonia e Veriut me 67.7% të besimit në ushtri, Serbia me 59%, Shqipëria me 51.3% dhe Mali i Zi me 50.4%.
“Sipas hulumtimit SecuriMeter 2025 – Public Opinion Survey on Security & Threats in the Western Balkans, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor me një përqindje prej 74.6% të besimit të qytetarëve në ushtri.
Ky rezultat e pozicionon Kosovën në krye të renditjes rajonale dhe reflekton perceptimin pozitiv të qytetarëve ndaj rolit dhe profesionalizmit të institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci.