Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, beson se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen së shpejti në Kosovë.
Mustafa, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se proceset gjyqësore në Hagë janë jashtë logjikës së drejtësisë dhe jashtë logjikës juridike teksa foli edhe për deklarimet e tij atje.
“Po nisem nga vetja, unë kam deklarime publike në gjyq dhe e kam thënë atëherë dhe do e them gjithmonë se çdo deklarim i jemi publik e jo publik – unë e kam mbrojte dhe s’kam çfarë të fshehë. Dëshmia ime në Hagë ka qenë në kuadër të procesit tim dhe nuk mund të jetë e ndikuar nga askush është ky gjyq dhe këto seanca që po mbahen janë jashtë logjikës së drejtësisë dhe jashtë logjikës juridike. Janë shkel të gjitha anët e drejta në këtë rast – personalisht asnjëherë nuk kam qenë i ndikuar. Deklarimet e mija janë në vazhdimësi prej procesit tim e edhe në Prokurori, dhe nuk bëhet fjalë për dëshminë time pasi ajo është reali ashtu siç e kam thënë dhe pres që kjo fazë të kaloj pasi edhe inicimi i saj ka qenë i panevojshëm”, u shpreh Mustafa.
Mustafa, mes tjerash, u shpreh se kjo gjykatë u formua përmes inteligjencave përtej asaj të Serbisë për të cilat deklaroi se UÇK-ja u ka prishur planet e zhvillimit të tyre jo veç në rajon por edhe në Evropë.
“Është Gjykatë Speciale – nuk është e rregullt dhe gjithçka rreth kësaj është speciale – nuk kam pranuar të jem dëshmitarë special dhe nuk kam pranuar as seanca përgatitore dhe gjithçka kam thënë para publikut. Kjo gjykatë është e panevojshme dhe është e ndërtuar gabimisht në të gjitha kuptimet e saj si nga inicimi përmes inteligjencave përtej Serbisë armike – ka edhe inteligjenca tjera që janë të involvuara që UCK-ja u ka prishur planet e tyre për zhvillimet e tyre jo veç në rajon por në të gjithë Evropën.