Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se jetë amerikane mund të humben si rezultat i operacionit të tij ushtarak brenda Iranit.
“Regjimi iranian kërkon të vrasë. Jetët e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humben dhe ne mund të kemi viktima — kjo ndodh shpesh në luftë — por ne po e bëjmë këtë jo për të tashmen. Po e bëjmë për të ardhmen, dhe është një mision fisnik,” tha presidenti.
Ai shtoi se SHBA ka “ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të minimizuar rrezikun për personelin amerikan në rajon.”
Trump konfirmon nisjen e fushatës ushtarake të SHBA-së në Iran