Trump paralajmëron Iranin: Do të përgjigjemi me forcë që nuk është parë kurrë më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të mos ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.

Trump, përmes një postimi, bëri të ditur se Irani ka deklaruar se do t’i godasë për çka u shpreh se kundërpërgjigja do të jetë me një forcë që s’është parë kurrë më herët, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. Ata më mirë të mos e bëjnë këtë sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë”, shkroi Trump në Truth.

Deklarata e tij vjen pasi Garda Revolucionare Islamike paralajmëroi se do të sulmonte bazat amerikane dhe Izraelin në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e Khameneit.

“Operacioni më shkatërrues ofensiv në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të nisë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane brenda pak çastesh”, thuhej në deklaratë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika