Shtatë persona përleshen fizikisht me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Vrasje në tentativë” në rrugën “Lulishtja” në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se shtatë persona janë përleshur fizikisht mes vete ku janë përdorur edhe thikat, me ç’rast të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se dy nga ta janë dërguar në QKUK në Prishtinë për mjekim, për shkak të gjendjes së rëndë.

Ndërsa, pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lulishtja, Gjilan 28.02.2026-22:40. Raportohet se shtatë të dyshuar m/k janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast kanë përdor edhe mjete të mprehta-thika. Si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor pesë janë liruar ndërsa dy të tjerët si pasoj e lëndimeve të rënda nga spitali i Gjilanit janë transportuar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Të fundit nga rubrika