Një bllokim pothuajse total i internetit vazhdoi të dielën në mëngjes në Iran, për ditën e dytë të konfliktit midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, njoftoi një grup monitorues.
Agjencia NetBlocks tha se lidhshmëria ka rënë në vetëm 1% të niveleve të zakonshme, shkruan AP, transmeton Dukagjini.
Komunikimi përmes internetit dhe telefonat ndërkombëtarë në Iran është ndërprerë shpesh që nga fillimi i protestave antiqeveritare në të gjithë vendin, që nisën më herët këtë vit.