Hapësira ajrore mbyllet në Lindjen e Mesme, linjat ajrore anulojnë dhe devijojnë fluturimet

Linjat ajrore po vazhdojnë të anulojnë dhe të devijojnë fluturimet në dhe rreth pas sulmit ndaj Iranit dhe goditjeve hakmarrëse të Teherani.

Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait dhe Dubai Al Maktoum Airport janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Emirates Airlines” tha se ka pezulluar të gjitha operacionet nga Dubai deri të paktën në orën 15:00 me orën lokale të hënën, duke fajësuar mbylljet e hapësirës ajrore.

Ndërkohë, “Etihad Airways” ka pezulluar fluturimet nga Abu Dhabi deri në orën 02:00 të hënën për të njëjtën arsye.

Katër punonjës në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u plagosën gjatë një incidenti gjatë natës.

“British Airways” ka anuluar fluturimet drejt Tel Aviv dhe Bahrainit deri të mërkurën dhe paralajmëron për ndikime edhe në shërbimet drejt Abu Dhabi, Amman, Doha dhe Dubai.

“Virgin Atlantic” gjithashtu ka anuluar fluturimet midis Londrës dhe Dubait dhe midis Londrës dhe Riadit të dielën dhe të hënën.

“Singapore Airlines” dhe “Air India” janë ndër linjat e tjera ajrore që kanë ndryshuar oraret e fluturimeve pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika