Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është vrarë si pasojë e një sulmi ajror të kryer nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, ka raportuar të dielën Iranian Labor News Agency.
Sipas këtij mediumi, sulmi ka goditur rezidencën e Ahmadinejadit në zonën Narnak, në verilindje të Teheranit, duke lënë të vrarë ish-presidentin dhe disa prej truprojave të tij.
Raportimet ndërkombëtare bëjnë të ditur se sulmi në Narnak ka gjasë të ketë ndodhur vonë të shtunën.
Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim të pavarur nga autoritetet zyrtare iraniane apo nga pala izraelite dhe amerikane lidhur me këtë raportim.