Televizioni shtetëror iranian thotë se pjesë të selisë qendrore janë goditur në valën e re të sulmeve

Transmetuesi shtetëror i Iranit thotë se pjesë të selisë së tij janë goditur nga ajo që e quajti “armiku amerikano-sionist”.

Në një njoftim të drejtpërdrejtë në kanalin e lajmeve IRINN në orën 20:53 sipas kohës lokale (17:24) më 1 mars, një prezantuese tha se “disa çaste më parë”, pjesë të kompleksit të Transmetimit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) ishin sulmuar.

“Aktualisht, transmetimi nga Voice and Vision [IRIB] vazhdon normalisht dhe kolegët tanë teknikë po vlerësojnë çdo dëm të mundshëm”, shtoi ajo.

Gjatë ditës, në rrjetet sociale qarkulluan thashetheme se IRIB ishte goditur, por këto u mohuan më vonë nga burime të jashtme, raporton BBC.

Televizioni shtetëror ishte goditur më parë gjatë luftës Iran-Izrael në qershor 2025. Në atë kohë, prezantuesja u dëgjua duke thënë “Zoti është i madh” gjatë shpërthimeve në transmetim të drejtpërdrejtë, përpara se një shpërthim i dytë dhe shembja pjesore e tavanit të studios ta detyronte të largohej nga seti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika