Sulmet në Iran nuk ndalen derisa të arrihen objektivat e SHBA-së, thotë Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të dielën se operacionet ushtarake në Iran po vazhdojnë dhe do të zgjasin derisa të arrihen të gjitha objektivat e Shteteve të Bashkuara.

“Operacionet ushtarake vazhdojnë në këtë moment me forcë të plotë, dhe do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona. Objektivat tona janë shumë të forta,” tha Trump në një video të postuar në platformën e tij Truth Social.

Ai konfirmoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave amerikane dhe paralajmëroi për mundësi të viktimave të tjera, duke premtuar hakmarrje për humbjet e amerikanëve.

“Si një komb, mendojmë për patriotët e vërtetë amerikanë që dhanë jetën për vendin tonë, ndërsa vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata u flijuan,” shtoi ai.

“Dhe fatkeqësisht, ka të ngjarë të ketë edhe më shumë humbje para se të mbarojë.”

Trump gjithashtu justifikoi operacionin duke theksuar se “një regjim iranian i armatosur me raketa me rreze të gjatë dhe armë bërthamore do të ishte kërcënim serioz për çdo amerikan… Unë u bëj thirrje Gardës Revolucionare dhe policisë ushtarake iraniane të dorëzohen dhe të përfitojnë amnisti të plotë ose të përballen me vdekjen e sigurt.”

Kjo është deklarata e tij e dytë e postuar ekskluzivisht në Truth Social, platformën e tij të medias sociale, e cila kohët e fundit ka regjistruar humbje të mëdha në vlerën e aksioneve.

Trump thotë se sulmi ndaj Iranit mund të zgjasë katër javë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika