Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, postoi një video në rrjetin e tij Truth Social, duke deklaruar se SHBA-ja do të hakmerret për vdekjen e ushtarëve të saj dhe do t’i japë një goditje të ashpër regjimit iranian.
Ai tha se operacionet ushtarake janë “për sigurinë e vendit, fëmijëve tanë dhe pasardhësve të tyre” dhe i konsideroi këto veprime si të drejta dhe të nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga një regjim terrorist i armatosur me armë bërthamore.
Trump konfirmoi se operacionet po vazhdojnë me “forcë të plotë” dhe se do të zgjasin “derisa të arrihen të gjitha objektivat e SHBA-së”, duke paralajmëruar se ka të ngjarë të ketë edhe më shumë viktima amerikane.
“Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t’u japë goditjen më ndëshkuese terroristëve që kanë sulmuar qytetërimin”, tha ai.
Ai gjithashtu iu bëri thirrje Gardës Revolucionare dhe policisë ushtarake iraniane të dorëzohen për të përfituar imunitet, përndryshe “do të përballen me vdekje të sigurt”.
