Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takimin e paralajmëruar me kryeministrin Albin Kurti, i cili po ashtu ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit.
Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, një proces që po afrohet drejt afatit kushtetues.
Javën e kaluar, Kurti dhe Abdixhiku kishin zhvilluar një takim lidhur me këtë çështje, por pa arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Kryeministri është takuar gjithashtu wshw me kryetarin e Partisë Demokratike tës Kosovës, Bedri Hamza, por deri më tani nuk ka pasur dakordim për emrin e presidentit.
Kurti ka përmendur publikisht emrin e Murat Jashari si kandidat mbi-partiak, megjithatë ai e ka refuzuar kandidaturën. Së fundmi, kryeministri ka kërkuar që secila parti të propozojë kandidatin e vet.
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 4 mars. Nëse procesi nuk përmbyllet me sukses, Kosova do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve.