Sekretari amerikan i Mbrojtjes i bën thirrje popullit iranian: Shfrytëzojeni mundësinë për ndryshim, është koha juaj

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u ka bërë thirrje qytetarëve iranianë që të “përfitojnë” nga momenti aktual për ndryshim, megjithëse ka theksuar se konflikti nuk ka si qëllim rrëzimin e qeverisë në Teheran, shkruan CNN.

Gjatë një konference për shtyp në Pentagon të hënën, Hegseth deklaroi se shpreson që populli iranian ta shfrytëzojë këtë “mundësi të jashtëzakonshme”.

“Presidenti Trump ka qenë i qartë, tani është koha juaj”, u shpreh ai.

Ai kujtoi gjithashtu protestat që përfshinë Iranin më herët gjatë këtij viti, duke thënë se shumë qytetarë kishin kërkuar ndryshim.

“Ky është momenti i tyre për ta shfrytëzuar”, shtoi Hegseth.

Megjithatë, në të njëjtën konferencë, ai theksoi se operacioni ushtarak nuk është “një luftë për ndryshim regjimi”, por shtoi se “regjimi me siguri ndryshoi dhe bota është më mirë për këtë”.

Operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kanë rezultuar me vrasjen e disa anëtarëve të lartë të udhëheqjes iraniane, përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, në reagimet e tij të para pas nisjes së operacionit të përbashkët amerikan dhe izraelit, u ka bërë thirrje iranianëve që ta “marrin në dorë fatin”.

“Amerika po ju mbështet me forcë dërrmuese dhe fuqi shkatërruese”, ka deklaruar Trump të shtunën.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika