Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen pasditen e sotme në orën 17:00 në seancë plenare.
Në rendin e ditës së kësaj seance janë vetëm diskutimet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit dhe jo çështje të tjera. Kjo është seanca e parë plenare pas ndryshime në qeveri të kryeministrit Rama.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave parlamenti do të mblidhet sërish të enjten në një seancë ku do të ketë diskutime të projektligjeve si dhe pritet të votohen edhe ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Rama më 26 shkurt.