Isufi: Mosftesa e AAK-së në konsultimet për presidentin lidhet me qëndrimin kritik ndaj qeverisë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka folur për situatën politike në vend, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ai ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti me liderin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur një emër për president të vendit. Sipas Isufit, edhe pas dy raundeve të takimeve, ende nuk është arritur konsensus.

Isufi ka theksuar se në këto konsultime nuk është ftuar AAK-ja, duke sugjeruar se kjo mund të lidhet me qëndrimin kritik të partisë së tij ndaj qeverisë.

“Ndoshta mbajtja e një pozicioni të vërtetë opozitar, me kritika të veçanta për dobësitë në qeverisje dhe me një reflektim të përgjithshëm për Kosovën, ka ndikuar. Aleanca ka mbajtur një qëndrim konstant se kjo mënyrë e qeverisjes nuk i shkon për shtati Kosovës, madje e dobëson zhvillimin e saj të brendshëm dhe ndikon edhe në politikën e jashtme”, ka deklaruar Isufi.

Ai ka shtuar se një parti politike që merr përgjegjësi duhet të jetë e gatshme të përballet me problemet e qytetarëve.

“Një parti politike e cila e merr përgjegjësinë dhe nuk është e gatshme të ballafaqohet me problemet e qytetarëve është në dëm të Kosovës dhe, duke e mbajtur këtë qëndrim, kryeministri Kurti nuk e ka parë të arsyeshme ta ftojë z. Haradinaj në takim”, ka thënë Isufi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika