Kurti: Jemi 14 vota larg zgjedhjes së Presidentit, mund të ketë deri në tre kandidatë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka “asgjë të re” pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku është diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Duke folur për media, Kurti tha se shumica parlamentare aktualisht është 14 vota larg sigurimit të 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, gjë që, sipas tij, e bën situatën më të ndërlikuar.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka mundësi të propozojë një kandidat, pasi mund t’i sigurojë 30 nënshkrimet e nevojshme. Sipas tij, bashkë me deputetët e komuniteteve që janë pjesë e mazhorancës, mund të propozohen edhe dy kandidatë, duke qenë se me 66 deputetë mund të sigurohen deri në 60 nënshkrime.

Kurti shtoi se edhe opozita, pa përfshirë Listën Serbe, ka 43 deputetë dhe rrjedhimisht mund të nxjerrë kandidatin e saj.

Ai theksoi se Kushtetuta i obligon deputetët të shmangin zgjedhjet e reja dhe të votojnë për zgjedhjen e Presidentit.

“Në anën tjetër i obligon edhe deputetët që të votojnë. A do të realizohet kjo nuk e di, por kushtet janë ideale që t’i kemi edhe tre kandidatë, ndërkohë që aktualisht nuk është asnjë”, u shpreh Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika