Raketat ruse vrasin 15 persona në Chasiv Yar

Sipas zyrtarëve ukrainas, besohet së rreth 15 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmin rus me raketa Uragan në zonën e banimit të quajtur Chasiv Yar

Blloku i shkatërruar i apartamenteve në Chasiv Yar, në Ukrainën lindore.

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 20 të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh në Chasiv Yar, një qytet në Ukrainën lindore, thonë zyrtarët, njofton BBC.

Guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se sulmi është kryer me raketa ruse Uragan.

Ndërsa, njëra që i kishte mbijetuar këtij sulmit, ka shpjeguar për Reuters, zhvillimin e sulmit.

Sipas saj, ka pasur tri goditje me raketa. Rakete e parë ka goditur në kuzhinë, ndërsa e nuk i kujtohet asgjë tjetër për shkak të verbërimit nga shoku i raketës.

Të shtunën, ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se forcat e saj kishin shkatërruar një hangar që ruante avionët amerikanë M777 në Chasiv Yar.

Uragan është një sistem rakete me shumë lëshime që daton që nga epoka sovjetike.

Veronika Bakhal, nga shërbimet e urgjencës i tha BBC-së se, të paktën 20 njerëz besohet të jenë ende nën rrënoja në Chasiv Yar, duke përfshirë një fëmijë.

“Numri i viktimave civile në Chasiv Yar është një nga më të lartat në Donetsk deri më tani”, tha thënë Bakhal.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika