Trump: U shkatërrua mbrojtja e Iranit – Thanë se duan bisedime, por u thashë se ‘shumë vonë’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin Truth Social se “mbrojtja ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe udhëheqja janë shkatërruar”, duke iu referuar kështu situatës në Iran, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.

“Nuk kanë më mbrojtje ajrore, forca ajrore, flotë detare apo udhëheqje,” shkroi ai, duke iu referuar zyrtarëve iranianë, ndërsa ndau një artikull opinion në The Washington Post për atë që cilësohet si “lindja e Doktrinës Trump”.

“Ata duan të flasin. U thashë ‘Shumë vonë!’”, ka shkruar Trump.

Ndërkohë, video të publikuara në internet tregojnë pasojat e një sulmi të dyshuar në qytetin Isfahan, në Iranin qendror.

Sipas BBC, pamjet janë verifikuar dhe tregojnë një re të madhe tymi që ngrihet në pjesën veriore të qytetit.

Në një nga videot, personi që filmon dëgjohet duke thënë se ka dëgjuar dy shpërthime “jashtëzakonisht të forta” dhe se është goditur “qendra e optikës”.

BBC ka arritur të lokalizojë tymin pranë bulevardit Kaveh.

Në këtë adresë figuron kompania Isfahan Optics, e lidhur me prodhimin e sistemeve iraniane të armëve dhe e sanksionuar nga disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika