Ushtria e Bahrejnit thotë se ka kapur 73 raketa iraniane

Një imazh satelitor tregon dëmet në bazën detare të Flotës së Pestë të SHBA-së në Manama të Bahrejnit, pas sulmeve të Iranit, më 1 mars. - Reuters

Ushtria e Bahrejnit ka njoftuar se ka kapur 73 raketa dhe 91 dronë të lëshuar nga Irani që nga dita e shtunë.

Shumë prej tyre kishin si objektiv bazat ushtarake në vend, përfshirë një bazë të Marinës së SHBA-së.

Më herët, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kanë interceptuar 172 raketa iraniane dhe 755 dronë gjatë të njëjtës periudhë, që nga fillimi i operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, raporton BBC.

Sipas ambasadës amerikane në Arabinë Saudite, qytetarët amerikanë janë paralajmëruar për sulme të mundshme me raketa dhe dronë në qytetin Dhahran, ku ndodhet edhe selia e kompanisë Aramco.

Ata këshillohen të qëndrojnë në vend dhe të kenë gati planet e sigurisë në rast sulmi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika