Patën mosmarrëveshje në trafik, përleshën fizikisht dy burra në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë-Kosovë.

Sipas raporti 24-orësh të Policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor, njofton Dukagjini.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.   

Të fundit nga rubrika