Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e emrit të presidentit të ri të vendit pritet të marrë përgjigje brenda pak orësh.
Kurti ka thënë se edhe vetë është kureshtar për zhvillimet rreth kandidaturës për president dhe se vendimi përfundimtar është shumë afër.
“Jemi duke shkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, besoni qe nga pak edhe unë jam kureshtari si ju. Është çështje orësh deri sa t’i marrim vesh të gjitha bashkë”, ka thënë Kurti.