“Udhëheqësi i njësisë që u përpoq të vriste Presidentin Trump është ndjekur dhe vrarë. Irani u përpoq të vriste Presidentin Trump dhe Presidenti Trump qeshi i fundit“, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Hegseth, në një konferencë për media, u shpreh se Irani ishte përpjekur të vriste presidentin Trump dhe se SHBA ka ndërmarrë veprime kundër personave të përfshirë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ai tha se forcat amerikane “gjetën dhe vranë” udhëheqësin e një njësie që dyshohet se kishte tentuar të organizonte atentatin.
Në vitin 2024, autoritetet amerikane ngritën akuza ndaj Farhad Shakeri, një shtetas afgan, në lidhje me një komplot të dyshuar iranian për të vrarë Trump para zgjedhjeve të atij viti.
Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Shakeri ishte ngarkuar me hartimin e një plani për atentatin dhe besohej se ndodhej në Iran.
Prokurorët amerikanë kanë pretenduar në një padi penale se një zyrtar i Gardës Revolucionare të Iranit e kishte udhëzuar Shakerin të përgatiste një plan për të survejuar dhe vrarë Trump.
Ushtria amerikane tha të mërkurën se vrau një zyrtar iranian i cili drejtonte një njësi që fshihej pas një komploti të dyshuar për vrasje kundër presidentit amerikan Donald Trump, por se objektivi nuk ishte fokusi fillestar i luftës.