Shkatërrohet një bandë shqiptare e kultivimit të kanabisit në Spanjë, arrestohen 14 persona

Një operacion i zhvilluar nga forcat ligjzbatuese “Mossos d’Esquadra”, në Spanjë, është përmbyllur me arrestimin e 14 personave

Forcat ligjzbatuese “Mossos d’Esquadra”

Një bandë shqiptare e kultivimit të kanabisit në Spanjë, është shkatërruar nga forcat ligjzbatuese vendase.

Ky operacion është përmbyllur me arrestimin e 14 personave, shkruan e përditshmja katalanase “El Peridico”, duke cituar raportimin e Mossos-it.

Sipas kësaj gazete, arrestimet janë bërë nga Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC), më pesë korrik.

Forcat autonome kryen nëntë kontrolle në ndërtesa industriale dhe shtëpi.

Të arrestuarit janë të moshës 20 deri në 51 vjeç.

Të njëjtit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, që i përkasin një grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Hetimi për këtë rast raportohet të ketë nisur në fund të vitit 2021.

Ruajtja e bimëve të marihuanës nga një agjent i Mosso-s

Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman”, u konstatua se drejtuesit e grupit përdornin bashkatdhetarët shqiptarë, sipas burimeve pranë çështjes, për t’u kujdesur dhe monitoruar intensivisht plantacione në ndërtesa industriale apo shtëpi njëfamiljare që ndodheshin në zona me pak lëvizshmëri të fqinjëve.

Policia gjeti gjashtë ndërtesa në të cilat grupi kishte plantacione marihuanë, nga të cilat arrinin të mblidhnin katër ose pesë kultura në vit.

Nga nëntë kërkimet të pesë korrikut të kaluar, Mossos arrestuan dymbëdhjetë persona dhe, më vonë, dy të tjerë.

Mes të arrestuarve ishte edhe një person që kishte një urdhër arresti evropian nga Italia, edhe për krime kundër shëndetit publik.

Në total janë ndërhyrë mbi 2 mijë e 600 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje, si dhe 21 mijë euro cash dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika