Kryeministri Albin Kurti nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së tha se populli ka UÇK-në e UÇK-ja Epopenë e saj e cila është ngritur përreth rezistencës së armatosur.
Kurti, mes tjerash, tha se 5,6 dhe 7 marsi janë një ngjarje shembullore e fuqisë së qëndresës të dalë nga guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka për liri.
“Në historinë moderne të Kosovës Epopeja e UÇK paraqet traditën përmes së cilës i referohemi ngjarjes më totale dhe përcaktuese në rrugën e betejave të shqiptarëve për liri në Kosovës përgjatë shekullit XX-të. Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja e epopenë e saj e cila është ngritur përreth rezistencës të armatosur dhe sakrificës së familjes Jashari 5 ,6 dhe 7 mars 1998 si një ngjarje shembullore e fuqisë së qëndresës të dalë nga guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka për liri”, tha ai./EO