Numri i të vdekurve në Liban pas ringritjes së përleshjeve mes Izraeli dhe grupit militant Hezbollah që nga e hëna ka shkuar në 77, ndërsa 527 persona janë plagosur, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Nuk dihet sa nga viktimat janë civilë. Ministria kishte njoftuar më parë se shtatë fëmijë janë vrarë.
Pas sulmeve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit që shkaktuan një përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme, Hezbollah nisi sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit të hënën për herë të parë pas më shumë se një viti, ndërsa Izraeli ka kundërpërgjigjur me bombardime në jug të Libanit dhe në periferi jugore të Bejrutit.
Mbi 83,000 persona janë zhvendosur brenda Libanit për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.