Irani nis sulme të reja dhe kërkon ‘gjakun e Trumpit’

Irani nisi të enjten një valë të re sulmesh ndaj Izraelit dhe duke kërcënuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pendohen thellësisht për fundosjen e një anije lufte iraniane në Oqeanin Indian si dhe duke kërkuar “gjakun e Trumpit”, ndërsa Izraeli njoftoi se goditi disa objektiva në Iran.

Izraeli njoftoi për sulme me raketa dhe alarmet e ajrit u ndezën në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se sulmet shtesë goditën edhe bazat amerikane, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Ushtarakët izraelitë thanë se gjatë 24 orëve të fundit kishin goditur 80 objektiva në Liban të lidhura me grupin militant Hezbollah, ndërsa një valë sulmesh ndaj Iranit goditi vende të lëshimit të raketave balistike me rreze të gjatë dhe objektiva të tjera.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi Marinën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kryerjen e një “atrociteti në det” për fundosjen e fregatës iraniane IRIS Dena në Oqeanin Indian, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 87 marinarëve iranianë.

“Mbani mend fjalët e mia: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pendohen thellësisht për precedentët që krijuan,” tha ai në rrjetet sociale.

Ayatollah Abdollah Javadi Amoli, në një nga deklaratat e rralla fetare nga Irani, më vonë bëri thirrje në televizionin shtetëror për derdhjen e gjakut si të Izraelit, ashtu edhe të Donald Trump.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika