Abdixhiku për çështjen e presidentit: Procesi është kompromentuar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të ketë takime tjera me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë kandidat për këtë pozitë.

Abdixhiku  bëri të ditur se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk ka qenë i dakorduar në këtë formë dhe se LDK-ja ka kërkuar një kandidat konsensual, e jo një figurë partiake, njofton Dukagjini.

“Presidenti s’bëhet me kandidatura të njëanshme. Pra jo, as jemi marrë vesh për një gjë të tillë, as s’është kërkuar ndonjëherë një gjë e tillë. Jemi dakorduar që mos të ketë veprime unilaterale, të ketë konsensus, kjo është rruga dhe më pas, ç’është e vërteta, edhe procesi është komprometuar tani, sepse unë mbrëmë kuptova nga deklarimet e Zyrës së Presidentes, se derisa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar, kanë kërkuar fajësime për opozitën. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi takime të tjera për këtë çështje”, deklaroi Abdixhiku.por

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika