Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka theksuar se Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke potencuar se asnjë figurë e LVV-së nuk ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
Zulfaj ka kujtuar se Osmani nuk është anëtare e Vetëvendosjes, por u ngrit si figurë politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Gjatë karrierës në LDK, ai ka thënë se Osmani nuk arriti të merrte poste të larta shtetërore pa votat e LVV-së.
Zulfaj ka përmendur se kjo mbështetje është përsëritur edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, ku LVV-ja dhe Lista Guxo dolën fituese, ndërsa Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ishin dy deputetët më të votuar.