Osmani kërkon zgjedhjen e presidentit nga populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka proceduar në Kuvend amendamente kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.

Përmes një njoftimi publik, Osmani tha se iniciativa vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme në procesin e zgjedhjes së presidentit në institucionet e vendit.

Sipas saj, amendamentet e propozuara nuk janë të reja, por janë hartuar më herët nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

“ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka shkruar Osmani.

Të fundit nga rubrika