Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se grupi parlamentar i kësaj partie mbështet iniciativën për ndryshimet kushtetuese që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të shtetit.
Nagavci ka bërë thirrje që edhe deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës të përkrahin këtë propozim.
Deklarata e saj vjen në kuadër të diskutimeve parlamentare për amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat synojnë ndryshimin e Nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës që rregullon zgjedhjen e presidentit.
Sipas propozimit, presidenti i Kosovës do të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët përmes votimit.