SHBA urdhëron evakuimin e ambasadës në Kuvajt pas sulmit me raketë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar evakuimin e ambasadës së tyre në Kuvajt.

Evakuimi pritet të realizohet gjatë natës nga e enjtja në të premte, ndërsa stafit të ambasadës i është kërkuar të shkatërrojë dokumentet dhe të fshijë serverët me informacione të klasifikuara, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Urdhri për evakuim vjen pasi ushtria e Kuvajtit njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur një sulm me raketë që kishte depërtuar në hapësirën ajrore të vendit.

“Operacioni rezultoi me rënien e disa mbetjeve, të cilat shkaktuan dëme të kufizuara materiale, përkatësisht dëmtimin e një automjeti, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në deklaratën e një zëdhënësi ushtarak të Kuvajtit të publikuar në platformën X.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika