Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim, i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit policor, njësitet e Stacionit Policor Qendra kanë arrestuar personin me inicialet I.Q., 40 vjeç, i cili ishte në kërkim nga autoritetet, njofton Dukagjini.
I dyshuari ishte dënuar për disa vepra penale, përfshirë “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “lëndim të lehtë trupor”.
Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim.